22 Janar 2025

Ymeri: Askush nga Blloku nuk do të bisedojë me PDK-në

Prishtinë, 14 nëntor - Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri është shprehur i bindur se asnjëra prej katër partive të Bllokut paszgjedhor nuk pranon të ulet me PDK-në të bisedojë për të krijuar qeverinë.

Ne nuk shohim asnjë arsye që të kemi marrëveshje me PDK-në, nëse ulemi i bie se jemi duke u pajtuar për një marrëveshje. Është një precedent i rrezikshëm për demokracinë e vendit”, ka thënë Ymeri, në Interaktiv të KTV-së.

Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes në legjislaturën e katërt të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se presidentja duhet ta luajë rolin e vet kushtetues dhe të mos bëhet vegël e partisë së Thaçit.

“Mos veprimi i saj është në vijë me PDK-në”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka treguar se LVV nuk do të votojë kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit, pa marrë parasysh se cili deputet i kësaj partie është kandidat për të parin e Kuvendit.

“PDK-ja nuk është shumicë dhe mendojmë se nuk duhet t’i takojë posti i kryeparlamentarit”, ka thënë Ymeri, transmeton Koha.net.

Ai e ka quajtur sfidë të Bllokut krijimin e Qeverisë.

“PDK-ja vazhdimisht e ka trajtuar Kuvendin si mjet të tyre dhe nëse kjo parti merr postin e kryetarit të kuvendit atëherë shumë lehtë mund ta bllokojë punën e qeverisë”, ka thënë ai.

Ymeri ka thënë se presin që presidentja ta mandatojë shumicën parlamentare dhe nuk mund të mandatojë një parti që nuk e ka as gjasën më të vogël të krijojë qeveri kur nuk ka shumicën.

“Çështja e kryetarit të kuvendit është duke u diskutuar për një kohë të gjatë dhe deklarata e ambasadores amerikane nuk ka ndikuar në përshpejtimin e vendimit. Është një vendim që ka ardhur për një kohë të gjatë. Ka rastisur që të jetë në kohën e deklaratës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Ymeri.

Për Ymerin, ajo që ka thënë ambasadorja është një lloj skandali për gjuhën e përdorur.

“Dhe ka qenë plotësisht e padrejtë. Ajo tentoi të bëjë një lloj barazimi mes PDK-së dhe subjekteve tjera. Konsideroj se kjo nuk i ndihmon demokracisë në vend”, ka thënë ai.

Fjalën e saj banale nuk e kam trajtuar si shuplake ndaj politikës por si një lloj kritike”.

Ato që i kemi thënë për LDK, AAK e Nisma qëndrojnë, por ne kemi bërë një marrëveshje e cila do ta ndalojë hajninë në të ardhmen dhe do ta hetojë hajninë nga kushdo që ka mundur të ndodhë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)