20 Janar 2025

Ymeri: Arrestimet ndaj aktivistëve të VV-së, po vazhdojnë

Prishtinë, 18 shkurt - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se Fushata policore e arrestimeve ndaj aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! po vazhdon.

\"Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar Dardan Molliqaj, sekretari organizativ i Lëvizjes sonë. I është thyer banesa dhe është bastisur ajo. Kështu, u rrit në 11 numri i të burgosurve politikë që janë aktivistë të VETËVENDOSJE!-s\", thuhet në deklaratën e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri

Sipas tij pardje u arrestua deputeti i Kuvendit të Republikës dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Glauk Konjufca, kurse të martën vonë u pat arrestuar zëdhënësi ynë, Frashër Krasniqi.

\"Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe të të gjithë aktivistëve të tjerë që po mbahen politikisht nëpër burgjet e regjimit. Nëpër burgje të ndryshme nëpër Kosovë po mbahen: Besnik Zeqiraj, Dardan Molliqaj, Fatmir Kurtaj, Frashër Krasniqi, Glauk Konjufca, Kasim Uka, Kujtim Kosumi, Kushtrim Zeqiri, Pajtim Demaj, Skender Merturi dhe Trim Gashi\". ka thënë ai.

Sipas tij regjimit Mustafa-Thaçi i ka mbetur vetëm policia shtetërore për ta na luftuar duke e shtyrë atë në përdorimin e metodave fashiste kundër VETËVENDOSJE!-s.

\"Ata nuk kanë tashmë as argumente racionale dhe as mbështetje ndërkombëtare. U ka mbetur pra vetëm Policia, përmes së cilës po tentojnë ta vazhdojnë përndjekjen ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për ta shuar kështu organizmin e pakënaqësisë qytetare kundër kësaj qeverie shkelëse të Kushtetutës, kundër kësaj qeverie përmbysëse të rendit kushtetues, dhe kundër kësaj qeverie antirepublikë\", ka thënë ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)