17 Janar 2025

Yagcilar: Reforma do të ndikonte në demokratizimin e zgjedhjeve

Prishtinë, 17 nëntor - Ministri i Administratës Publike, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Mahir Yagcilar, ka mirëpritur iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për ta filluar reformën zgjedhore.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se ky proces është i nevojshëm dhe do të ndikonte në demokratizimin e zgjedhjeve.

Sipas Yagcilarit, Kosova duhet të mbetet një zonë zgjedhore dhe pragu zgjedhor nuk duhet të ulet.

Megjithatë, kreu i KDTP-së nuk e ka përjashtuar mundësinë që zgjedhjet e reja të mbahen me ligjin e vjetër.

Yagcilar ka thënë se në kuadër të reformës zgjedhore duhet të gjendet një zgjidhje më e mirë sa i përket balotazhit në komuna, dhe mënyrës së zgjedhjes së këshilltarëve komunalë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)