Yagcilar: Qeveria e përkushtuar për plotësimin e rekomandimeve të BE-së
Prishtinë, 1 dhjetor - Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, u takua me shefin e DP-së për zgjerim nga Komisioni Evropian David Cullen.
Ministri Yagcilar dhe Cullen bashkëbiseduan rreth angazhimeve dhe punëve që ndërlidhën me procesin e Strategjisë së Modernizimit të Administratës Publike dhe për rëndësinë e strategjive tjera të cilat janë pjesë e këtij procesi.
Ministri Yagcilar ka potencuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për plotësimin e rekomandimeve të BE-së dhe shtoi se ende jemi duke punuar për të arritur më shumë progress në këtë drejtim.
Ministri Yagcilar u falenderua për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë nga ana e KE-së, ndërsa z.Cullen e përgozoi Ministrin për punën deritanishme