Xhemajl Mustafa krijoi një frymë të re të lirisë dhe të demokracisë
Prishtinë, 23 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, bashkë me anëtarët e Kryesisë, bënë sot homazhe te varri i publicistit dhe shkrimtarit Xhemajl Mustafa.
Ne përkujtojmë me dhimbje vrasjen e një intelektuali, shkimtari, cili u vra po me këtë datë, 23 nëntor, të vitit 2000. Ne e përkujtojmë me dhimje një vrasje të tillë, sepse është fjala për vrasjen e fjalës së lirë. Xhemajl Mustafa ishte i dashur dhe i pranueshëm për të gjithë\", tha Mustafa.
Ai si bëri askujt keq, por i bëri mirë edhe Lidhjes Demokratike, edhe Kosovës, edhe studentëve, i cili krijoi një frymë të re, një frymë të lirisë dhe të demokracisë, një frymë të solidaritetit, një frymë të tolerancës, sepse ishte simbol i gjithë asaj.
\"Ne e përkujtojmë me dhimbje, e respektojmë aktivitetin dhe veprën e tij, dëshirojmë që edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe veprimtarët e tjerë ta ndjekim atë rrugë, sepse ishte shëmbëlltyrë e një sjelljeje të mirë dhe një veprimtari të mrekullueshëm, the Kryetari Mustafa.