Xharra kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim
Prishtinë, 31 maj - Jeta Xharra, drejtoreshë e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë, BIRN, ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, një padi tjetër kundër Sami Lushtakut, Rexhep Hotit, Avni Azemit, Rizah Hajdarit dhe Qani Mehmedit.
Kësaj radhe Xharra përmes padisë kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim për shpifje dhe fyerje që Samiu me shokë i kanë bërë në gazetën Infopress.
Xharra ka kërkuar që të shpejtohet procedura për shqyrtimin e kësaj padie pasi që ajo është ngritur në fund të vitit të kaluar.
Indeksonline ka bërë përpjekje disa herë që të kontaktojë me Jeta Xharrën, mirëpo e njëjta nuk është paraqitur në telefonin e saj.
Xharra kërkon dëmshpërblim për tetë shkrimet dhe editorialet e botuara në gazetën Infopress.