Xhalal Canziba i bashkohet AAK-së
Prishtinë, 24 prill - Xhalal Canziba, njëri ndër personalitetet më të rëndësishme në Rahovec, njeri i vlerave kombëtare e politike dhe njëri prej ekspertëve kulmor të xheodezisë, sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Canziba, njeri aktiv i politikës në Kosovë, tha se i bashkohet Aleancës së Haradinjat, për të dhënë kontributin e tij për vendin, në këto momente bukur të ndjeshme.
Ramush Haradinajn dhe AAK-në, i shoh si adresën më të duhur politike, pë të dhënë atë që kam, për të çuar përpara proceset me të cilat sot po përballet Kosova.
Canziba, mirëseardhje në AAK, i uruan drejtuesit më të lartë të AAK-së. Canziba një urim për rrugëtim të përbashkët e ka marrë edhe nga vet Ramush Haradinaj.