Williamson thotë se ka dëshmi për ngritje të aktakuzave
Prishtinë, 31 korrik - Prokurori amerikan, Clint Williamson, thotë se ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktakuza ndaj udhëheqësve më të lartë të UÇK-së dhe arsyeton nevojën që procedurat gjyqësore kundër tyre, të zhvillohen jashtë Kosovës.
Në një intervistë për Kohën Ditor, Williamson thotë se, sikur të ishte në funksion Gjykata Speciale, ai që tani do të ngrit-te edhe formalisht aktakuzën e tillë. Edhe pse heziton të përmend emrat e atyre që pritet të akuzohen, ai thotë se Task Forca Speciale i di ata emra.