Wikileaks: Thaçi i trembet Berishës
Prishtinë, 11 tetor - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i trembet ndikimit politik të kryeministrit shqiptar Sali Berisha në Kosovë.
Një pasiguri të tillë të kryeministrit kosovar e ka zbuluar një kabllo diplomatike e Wikileaks, e papulbikuar ende nga Wikileaks.
Vizita dhe ndikimi politik i Sali Berishës në Kosovë, e kishin brengosur shumë kryeministrin Hashim Thaçi, verën e vitit 2009, kështu thuhet në informacionin e rrjetit Wikileaks.
\"Në një bisedë private menjëherë pas takimit, Thaçi i tha të ngarkuarit me punë se ishte brengosur nga përzierja e kryeministrit Sali Berisha në politikën e Kosovës\" thuhet në kabllo që Ambasada amerikane në Prishtinë i ka nisur State Departamentit.
Reagimi i Thaçit kishte ardhur pas takimit të Berishës në Tiranë me kryetarin e AAK-se, Haradina.
Madje Thaçi e ka vlerësuar kërcënim për Kosovën ndërhyrjen e Berishës duke e cilësuar Kosovën vend sovran. Ai i ka kërkuar amerikanëve ta pengojnë ndikimin e Berishës dhe është zotuar se nuk do të veproj pa u konsultuar me amerikanët.