Westerwelle: Zgjedhjet kriter matës për demokracinë në Kosovë
Berlin, 1 nëntor - Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Vestervelle, e ka përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve që për herë të parë mbahen në tërë territorin e Kosovës.
Në një deklaratë për shtyp ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetareve të Kosovës që të marrin pjesë në këto zgjedhje.
Të gjithë personat me përgjegjësi politike do të duhet të angazhohen për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Zgjedhjet janë një kriter matës i rëndësishëm për zhvillimin demokratik të Kosovës, thuhet në deklaratën e Vestervelle.
Sipas tij Perspektiva e Kosovës ashtu si edhe ajo e fqinjëve të saj në Ballkanin Perëndimor është në Bashkimin Evropian, duke shtuar se zgjedhjet e suksesshme kanë rëndësi të madhe në përparimin e mëtejshëm në këtë rrugë të përafrimit.