16 Janar 2025

Westerwelle sot viziton Prishtinën

Prishtinë, 20 maj -Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, do ta vizitojë sot Republikën e Kosovës. Gjatë qëndrimit në Prishtinë do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministrin e Punëve të Jashtme (MPJ), Enver Hoxhaj.

Westerwelle, dje në Beograd, ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjes, e cila parasheh normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Shefi i diplomacisë gjermane ka arritur të dielën mbrëma në Beograd, ku është pritur nga zëvendëskryeministri i parë serb, Aleksandar Vuçiq.

“Dakordimi për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit është kushti kryesor për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në rrugën evropiane”, ka porositur Westerwelle.

Gjermania është në mesin e vendeve më të zëshme të Bashkimit Evropian, të cilat i kanë bërë thirrje Serbisë që të largojë strukturat e saj paralele nga veriu i Kosovës dhe të normalizojë marrëdhëniet me shtetin e ri, nëse do që të shënojë përparime në procesin integrues.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)