Wesley Clark do të ftohet për vizitë në Kosovë
Prishtinë, 14 shkurt - Shoqata Miqtë e Amerikës-Miqtë e Bill Klintonit do ti drejtojnë një ftesë gjeneralit Wesley Clark për të vizituar Kosovën, me çrast edhe do të publikohet një libër, në të cilin vend kyç do të zënë vendimet dhe deklaratat e gjeneralit amerikan gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Kryetari i shoqatës Miqtë e Amerikës-Miqtë e Bill Klintonit, Agim Rexhepi, ka thënë të shtunën në një konferencë për media, se vizita e gjeneralit Clark pritet të bëhet më 24 mars, në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të forcave ushtarake serbe.
Ai gjithashtu bëri të ditur se që nga java e ardhshme do të fillojë grumbullimi i mjeteve për rregullimin e sheshit Bill Klinton.
Sipas Rexhepit, parashihet që për rregullimin e këtij projekti nevojiten rreth 30 mijë euro, mjete këto të cilat do të transferohen në Bankën Raiffeisen, përkatësisht në konton e shoqatës.