Weidinger, i përcjelli znj. Osmani urimet e kryetarit të Parlamentit të Austrisë
Ai e nënvizoi miqësinë e vazhdueshme të Austrisë dhe e siguroi dr. Osmanin për përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij për Kosovën.
Po ashtu, ambasadori Weidinger e uroi znj. Osmani për funksionin e ri dhe i dëshiroi suksese popullit të Kosovës.
Ambasadori austriak e siguroi atë se qeveria e re e Austrisë do të vazhdojë ta përkrahë edhe më tej Republikën e Kosovës.
Dr. Osmani e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe theksoi se Austria mbetet partner i rëndësishëm për popullin e Kosovës. Sipas saj, Kosova llogarit në bashkëpunimin e vazhdueshëm me shtetin austriak.
Ajo kërkoi që Austria të ndikojë në liberalizimin e vizave, pasi që vendi tashmë i ka plotësuar kriteret për liberalizim, por qytetarët tanë po mbahen ende të izoluar.
Theks të veçantë bashkëbiseduesit i kushtuan bashkëpunimit në fushë të diplomacisë parlamentare.
Dr. Osmani e siguroi ambasadorin Waidinger se si përfaqësuese e popullit ajo do të ndikojë që Kuvendi t'i mbajë dyert të hapura për qytetarët dhe se do të jetë garantues i mbrojtjes së lirive dhe i të drejtave të tyre.â