VV:Deputetët e pozitës sulmojnë opozitën me gota qelqi
Prishtinë, 22 shtator - Lëvizja VETËVENDOSJE!, ka njoftuar se derisa opozita po zhvillonte aksion simbolik demokratik për të shprehur shqetësimin me gënjeshtrat që po ia bën Isa Mustafa popullit dhe deputetëve, deputetët e pozitës gjuajtën deputetët tanë me gota qelqi.
Derisa deputetët e opozitës gjuajtën Isa Mustafën me vezë, deputetët e pozitës përdorën mjete të forta për të kundërshtuar një aksion demokratik.
Kjo tregon të vërtetën e tyre, pavarësisht çirrjes se gjoja opozita po e pengon demokracinë dhe po përdor dhunë.