VV: Zgjedhja e Shalës si drejtori i RTK ësht e paligjshme
Prishtinë, 25 janar - Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetvendosje Visar Ymeri e ka cilësuar si të paligjshëem vendimin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, i cili zgjodhi Mentor Shalën si Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.
Sipas tij Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka zgjedhur bordin e RTK-së.
Zgjedhja e Mentor Shalës është bërë për shkak të mbulimit të skandaleve për të cilat Shala është akuzuar drejtpërdrejt, u shpreh Ymeri.