23 Janar 2025

VV: ZAP vërteton se Peja vazhdon të keqqeveriset

Pejë, 13 korrik - Ne si Qendër e Lëvizjes Vetëvendosje! në Pejë shpeshherë e kemi theksuar se qeverisja lokale po i neglizhon punët dhe obligimet që i ka ndaj qytetarëve të Pejës. Kemi treguar se Komuna e Pejës nuk ka fare vizion për zhvillimin lokal, dhe se Kryetari ka dështuar komplet në përmbushjen e premtimeve.

Raporti i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) jo që e ka konfirmuar keqqeverisjen por edhe na ka dhënë dëshmi shtesë se në Komunën e Pejës gabimet fillojnë nga mosplanifikimi i duhur e deri te zbatimi i projekteve të cilat pranohen pa komisione të mirëfillta. Gabimet e përshkruara të raporti i ZAP-it se buxheti për shpenzime kapitale është shfrytëzuar vetëm 84%, tregon që kjo qeverisje nuk ka ide për projekte.

Në vitin 2014 as donacionet nuk kanë pasur dijeni si ti shfrytëzojnë, vetëm 15% i kanë shpenzuar nga 519,658€, që do të thotë 441,709€ nuk i ka shpenzuar fare.

Mos inventarizimi i pasurisë së Komunës tregon që Komuna e Pejës nuk e din se çka posedon si pasuri fikse. Manipulimet me vlera të tenderëve dhe neglizhenca e kontrollit të kushteve të tenderit që janë theksuar në hapje të tenderit, lejon hapësirë për mashtrime financiare.

Rekrutimi i punonjësve duke i mos përfillur procedurat hap shumë dyshime për punësim jo të rregullt, e gjetura se Kryetari nuk e ka përfill vendimin e Këshillit të Pavarur të Mbikëqyrjes për Shërbyesit Civil për emërimin e drejtorit të QKMF-ës pa konkurs është shqetësim.

Shpërndarje e subvencioneve është bërë duke mos i respektuar rregullat financiare, janë shpërndarë subvencione organizatës joqeveritare ku nënshkruese në emër të organizatës ka qenë një zyrtare e cila punon në departamentin i cili e ka dhënë subvencionin, kjo paraqet konflikt të interesit dhe potencial për mashtrim me paranë publike.

Këto të gjetura dhe shumë të tjera që ceken në raportin e ZAP-it dëshmojnë se Komuna e Pejës po qeveriset mbrapshtë, dhe nuk do të arrijë ta realizojë atë që ka premtuar. Ne kërkojmë nga qytetarët e Pejës që të shtojnë presionin në udhëheqësin komunale, ngase Peja nuk ka kohë të presë derisa qeveritarët të zgjohen vetë nga gjumi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)