19 Janar 2025

VV: Votimi për bordin e KPM-së është i paligjshëm

Prishtinë, 26 shkurt - Komisioni Ad Hoc dje intervistoi kandidatët për bordin e Komisionit të Pavarur për Media. Në përbërjen e këtij komisioni ishin:

Xhevahire Izmaku, Ramë Vataj, Sali Morina, Sadri Ferati, Albulena Haxhiu, Teuta Haxhiu,  Jelena Bontic, Jeton Svirca dhe Alber Kinolli, i cili ishte jashtë vendit.

 Lëvizja Vetëvendosje konsideron se në pjesën e parë të intervistimit nuk ishin të pranishëm dy deputetë Teuta Haxhiu dhe Jelena Bontic, të njëjtit erdhën vetëm në pjesën e dytë të intervistimit.

Përgjatë pjesës së parë, anëtarët e komisionit (të pranishëm) intervistuan 16 kandidatë.

\"Me gjithë shqetësimin tonë, përfaqësuesve të BIRN-it dhe AMPEK-ut, të cilët ishin si vëzhgues, sot ne u informuam që anëtarët e komisionit edhe atë të cilët nuk ishin të pranishëm në pjesën e parë vlerësuan me pikë të gjithë kandidatët.\"

Pas kësaj shkelje të rëndë, ne kërkojmë që të anulohen rezultatet përfundimtare për kandidatë dhe përsëritjen e votimit.

Ky votim për Lëvizjen Vetëvendosje! është i papranueshëm, i paligjshëm dhe jo i drejtë, pasi që në asnjë mënyrë, deputetët që munguan në pjësën e parë nuk mund të vlerësojnë me pikë, kandidatët për të cilët nuk ishin të pranishëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)