VV: Vazhdimi i paraburgimit ri dëshmon lidhjen e Kalludrës me Veselin
Prishtinë, 7 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se në gjyqin politik që po i bëhet deputetëve të Kuvendit të Republikës; Albin Kurti, Donika Kadaj, Albulena Haxhiu; gjyqtari Beqir Kalludra vazhdoi paraburgimin për Albin Kurtin dhe Donika Kadaj derisa nuk ishte në gjendje të urdhërojë sjelljen me detyrim në gjykatë të Kadri Veselit dhe Armend Zemajt në cilësinë e dëshmitarëve.
"Tashmë, njëanshmëria e këtij gjyqtari të specializuar kundër Vetëvendosje!-s është edhe më e dukshme. Ai nuk e fsheh anën që mban", vlerëson Vetëvendosje.
Kalludra sipas VV-së mundohet ta fsheh vetëm demaskimin e veprimeve të tij. Sot nuk i lejoi as mediat që ta transmetojnë drejtpërdrejtë këtë përndjekje politike.
"Vazhdimi i paraburgimit për deputetët deri më 20 dhjetor është i papranueshëm, skandaloz dhe shpërfytyrim i drejtësisë. "
"Vendimin për vazhdimin e paraburgimit, Kalludra e mori veç pak pasi e kërcënoi deputeten Albulena Haxhiu me shprehjet: “Ta marr fjalën dhe të dënoj”, duke përmendur me nervozitet edhe kallëzimin penal që e ka ngritur Vetëvendosjes! ndaj tij", thekson VV.