VV: Thaçi bëri marrëveshje me kryemilicin Daçiq
Prishtinë, 23 tetor - Albin Kurtit ka reaguar ndaj deklaratave të Hashim Thaçit.
Gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës ka qenë i Policisë së Kosovës, që kishte hedhur me qindra sosh mbi qytetarët por disa kishin mbetur të pashpërthyera në demonstratën e 27 janarit 2015 kundër Jabllanoviqit e të cilin po e mbronte dueti Mustafa-Thaçi. Nuk ka kuptim të shkarkohet Jabllanoviqi e të ngarkohet \'Zajednica\' në Kosovë.
Marrëveshjen e 19 prillit 2013, Thaçi si kryeministër e kishte bërë me Ivica Daçiqin i cili ishte jo vetëm kryeministër i Serbisë, por edhe ministër i brendshëm i saj. Daçiqi ishte zëdhënës i partisë së Milosheviqit para luftës e gjatë luftës në Kosovë. Thaçi bëri marrëveshje me kryemilicin serb Daçiq pikërisht në 100 vjetorin e dorëzimit të Shkodrës Malit të Zi nga Esat Pashë Toptani. Daçiq ishte edhe shef i xhandarmërisë serbe kur tre policë të Kosovës u poshtëruan në Dumnicë të Llapit si dhe kur polici Enver Zymberi u vra nga strukturat e Serbisë në veri të Kosovës.
\"Thaçi është rebeluar kundër Republikës së Kosovës të cilën po e saboton përmes \'Zajednicës\' që na bosnjëzon. Ne duhet ta mbrojmë Republikën pa të cilën nuk ka kuptim Kuvendi. Edhe me gaz lotsjellës. Sidomos me gaz lotsjellës. Jo vetëm me gaz lotsjellës\", thuhet në reagimin e Kurit.