20 Janar 2025

VV: Tash ka shpresë me Lëvizjen në qeverisje

Kastriot, 30 maj - Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në tubimin e Lëvizjes në Kastriot ka thënë se një arsye shtesë pseai është aktiv në këtë fushatë, është fakti se Komuna e Prishtinës do të jetë më mirë më Albin Kurtin kryeministër. Më 8 qershor, sipas Ahmetit ka dy rrugë, ajo e përsëritjes dhe e ndryshimit që është Lëvizja VETËVENDOSJE!.

“Kur kemi shkuar në Komunën e Prishtinës, kemi gjetur shumë shpenzime të luksit të panevojshme dhe me të njëjtat mund të ndihmohej ndonjë kategori në nevojë ose të investoheshin më mirë”, ka thënë Ahmeti. Ai ka thënë se mund të garantojë se Lëvizja VETËVENDOSJE! do të praktikojë nje transparencë radikale në qeverisje. “Paratë janë të qytetarëve dhe qeveria është aty vetëm për t\'i menaxhuar ato mjete, dhe që të menaxhohen në mënyrë sa më të mirë, duke iu kthyer qytetarëve në shërbime më të mira”, ka shtuar ai. Ahmeti duke thënë se VETËVENDOSJE! zotohet për ulje të pabarazisë, mori shembullin e pagës së presidentes së vendit që paguhet rreth 3 mijë euro, dhe pensionet që janë rreth 60 euro.

Kryetari Albin Kurti në qytetin e Korporatës Energjetike ka thënë se “KEK-u duhet të ketë filtra në mënyrë që ndriçimi që ia jep ai Kosovës, të mos përkthehet në mjerim për vetë Kastriotin”.

Shteti i Kosovës me në krye Lëvizjen VETËVENDOSJE! duhet t\'u dalë në ndihmë atyre që i kanë punët më keq. Duke folur për arsimin dhe papunësinë ai tha se VETËVENDOSJE! nuk do të lejojë që studentët me master të punojnë si kamerierë. Si zgjidhje të VETËVENDOSJE!-s për këtë, ai shpjegoi arsimin e lidhur me ekonomi. Kurse për qeverisjet e kaluara ai u shpreh:

“Më 8 qershor kemi me i qit do në pension, e do në burg”. Kurti ka thënë se diferenca e subjekteve që kanë gjasa për fitore po zvogëlohet. “Ne jemi në rritje, ata janë në zbritje dhe fitorja është afër sikur më 1 dhjetor”, ka thënë ai. “8 qershori është dita jonë, 35 është numri i jonë dhe i juaji sepse tash ka shpresë, me Lëvizjen në qeverisje”.

Edhe kandidatja e Kastriotit , Emire Kryeziu - Maliqi tha se VETËVENDOSJE! ia ka kthyer popullit shpresën. “Jem e kandiduar sot, se besoj se duhet t\'i thyejmë muret e politikës së vjetër, e Lëvizja VETËVENDOSJE! sjell një politikë të re për vendin”, ka thënë kandidatja e Kastritotit, Emira Kryeziu - Maliqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)