19 Maj 2024

VV: Shteti i maqedon po mbështet dhunën ndaj shqiptareve

Prishtinë, 6 mars - Lëvizja Vetëvendosje është jashtëzakonisht e shqetësuar që Maqedonia si shtet ka hyrë në një fazë të re të shtypjes së shqiptarëve.

Sipas VV, diskriminimit të institucionalizuar, duke filluar prej përfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucione, e deri te ndarja e buxhetit po i shtohet edhe dhuna ndaj te rinjve.

Në një konferencë për shtyp përfaqësues të Vetëvendosjes janë shprehur se po shtohet çdo ditë e më shumë shfrimi i një dhune prej bandave të organizuara të maqedonëve të maskuar.

Nënkryetar i VV Shpend Ahmeti u shpreh se reagimi i qeverive në Kosovë dhe Shqipëri ndaj dhunës në Maqedoni ka qenë shumë i dobët. Ai madje tha se me reagimi të tilla të të dyja qeverive barazohet dhunuesi me viktimën.

“Reagimi i MPJ, se Republikës së Kosovës ndaj ngjarjeve ne Shkup ka qenë jashtëzakonisht i butë. Ministri Hoxhaj ka kërkuar qetësi nga të dyja palët thua se që të dyja palët janë të barabarta. Thirrja për barazi të dyja palëve është disi jo reale sepse ne rastin e shqiptarëve në Maqedoni nuk është reale”, tha Ahmeti.

Ndërsa deputeti i "Vetëvendosjes", Glauk Konjufca tha se Bashkimi Evropian aplikon standarde të dyfishta në raport me shqiptarët në Maqedoni.

Ai ka kërkuar nga BE-ja që aplikojë sanksione ndaj Maqedonisë, për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve atje.

“I bëjmë thirrje dhe BE-së që të jetë sa më objektiv në vlerësimin e kësaj situate dhe të vendosë edhe sanksione Maqedonisë sepse nuk mundet sepse nuk mundet të aspirojë një shtet të hyjë në BE kur shohim asi pamje nëpër qytet”, tha Konjufca.

Kështu që Vetëvendosje! i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës që urgjentisht të thërrasë në konsultime Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë  për të shpjeguar rastet e fundit në Shkup dhe vende tjera ku janë sulmuar qytetarë shqiptarë.

Vetëvendosje kërkon po ashtu të ndërrojë deklarimet se Kosova e Maqedonia nuk kanë çështje të hapura dhe duhet të fillojë urgjentisht diskutimet për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni me palën maqedonase.

   
Kjo lëvizje po ashtu kërkon nga subjektet politike shqiptare në Maqedoni që të bashkërendohen në çështjen më të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni, e ato janë të drejtat e shqiptarëve. 

"Nuk ka kuptim që njëri subjekt shqiptar të qëndrojë në Qeveri e pjesa tjetër të jetë në opozitë.  Në këtë mënyrë partia në pushtet po e përdorë në mënyrë të përkryer këtë ndasi në dëm të shqiptarëve."

Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në Tiranë që t’i ndërmarrë të njëjtat hapa diplomatik me Maqedoninë siç  u përmenden më lartë për Republikën e Kosovës.

Këto hapa janë të domosdoshëm për normalizimin e situatës në Maqedoni por edhe më me rëndësi për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)