VV: Shala personi kyç që udhëheqë propagandën kundër Vetëvendosjes
Prishtinë, 8 dhjetor - Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka theksuar se duke dashur të reagojë ndaj konferencës së lëvizjes, Mentor Shala në fakt konfirmoi atë që e lëvizja ka thënë në konferencë.
\"Ai është bërë personi kyç që udhëheqë propagandën qeveritare kundër Lëvizjes Vetëvendosje!. Sot ai vazhdoi të hedhë akuza në drejtim të Vetëvendosje!-s për sulmet me bomba, për të cilat nuk ka asnjë provë, fakt, apo hetim të përfunduar të policisë dhe prokurorisë\", ka theksuar Çaushi.
Përkundrazi, këto të fundit sipas tij po tërhiqen nga rastet e montuara, pikërisht ngase nuk kanë fakte që involvojnë aktivistët tanë.
\"Sot, Mentor Shala e akuzoi Dardan Molliqajn në mënyrë specifike, tamam në stilin e shokëve të tij prokurorë e policë, që akuzojnë dhe arrestojnë këdo që del kundër qeverisë Pronto Mustafa. Skema është e qartë: sa herë që policia dhe prokuroria duan të përndjekin dikë me urdhër të shefave të tyre të Pronto-s, i pari që e fillon fushatën dhe ua përgatitë terenin është Mentor Shala që e ka kapur RTK-në\", theksoi ai.
Është shqetësuese sipas deputetit Çaushi që akuza të tilla të drejtpërdrejta, pa fakte, pa prova, por vetëm për shkak të përcaktimit partiak, vijnë nga një person që drejton Televizionin Publik, të cilin e paguan secili prej qytetarëve të Kosovës.
\"Mentor Shala, bashkë me 11 personat e tjerë, do të mbajnë përgjegjësi penale dhe historike për montimet ndaj 6 aktivistëve tanë dhe për burgosjen e tyre, nga e cila Astrit Dehari doli i vdekur.\"
\"Mentor Shala dhe menaxhmenti i RTK-së do të mbajnë përgjegjësi penale dhe publike për shndërrimin e RTK-së në një altoparlant të klanit Pronto, duke keqinformuar dhe manipuluar opinionin publik\"\', ka deklaruar në fund Çaushi.