VV: Shakatë e hidhura të Ministrit të Diasporës
Prishtinë, 10 mars - Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me regjistrin online për diasporën, të lansuar nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës.
Pas konsultimeve të qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje jashtë Kosovës, kemi marrë vërejtjet fillestare dhe thelbësore në lidhje me këtë proces.
Po ashtu Komiteti ynë për Mërgatën dhe Diasporën ka shqyrtuar e analizuar edhe me ekspertë të regjistrimin civil të popullatës, por çfarëdolloj ekspertize është e pavlefshme për sa kohë nuk ekziston kurrfarë serioziteti në këtë nismë të Ministrisë së Diasporës dhe Qeverisë në ikje, provë të cilën mund ta shihni në fotot bashkëngjitur, thuhet në reagim.