01 Maj 2024

VV: Sami Hamiti duhet të dorëhiqet

Prishtinë, 18 shtator - Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë ka bërë të ditur se po i përcjell me vëmendje dhe me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Vetëvendosje ka thënë se arrestimi i Kryesuesit të Kuvendit Komunal, Sami Hamiti dhe caktimi i paraburgimit për të, shqetëson çdo qytetar të Prishtinës.

\"Nëse shtrohet pyetja se a ka korrupsion në Komunën e Prishtinës, atëherë përgjigjen e gjejmë në çdo ecje nëpër Prishtinë ku në çdo hap ndeshemi me degradim urbanistik, me ndërtime ku korrupsioni shkel çdo ligj dhe çdo plan urbanistik, me uzurpim të pronës publike e me çka jo\", thuhet në komunikaten e Vetëvendosjes.

Për rastin në fjalë Vetëndosje thotë se ka pritur që Hamiti të jap dorëheqje nga funksionet publike, si një akt moral, nëse ka mbetur edhe një fije morali në këto pushtete me të cilat po përballet shoqëria jonë.

Mirëpo sipas kësaj lëvzije një gjë e tillë nuk po ngjan. \"Prandaj kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Hamiti nga funksioni i Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe nga funksioni i Kryesuesit të Komitetit për Politikë dhe Financa.\"

Ata kanë thënë po ashtu se kanë pritur që Kryetari i Komunës Isa Mustafa që është edhe njëherësh kryetar i partisë në pushtet, që në bazë të nenit 38 të Statutit të Komunës të Prishtinës të thërras seancë të jashtëzakonshme për të sqaruar Këshilltarët Komunalë dhe qytetarët e Prishtinës rreth këtyre zhvillimeve, por as kjo nuk po ngjan.

Kuvendi Komunal nuk mund dhe nuk duhet të hesht përballë situatës së krijuar.

\"Nëse Isa Mustafa pretendon se kjo çështje duhet zgjidhur në mënyrë institucionale, atëherë le të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për ta kthyer debatin dhe vendimmarrjen aty ku e ka vendin. Prandaj kërkojmë që në mënyrë urgjente të thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal.\"
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)