23 Janar 2025

VV: Qeveria nuk njeh gjuhën e mirëkuptimit, por atë të presionit

Prishtinë, 2 maj - Lëvizja Vetëvendosje! mbajti sot konferencë për media, ku tregoi se Qeveria e Republikës së Kosovës për dy javë rresht pas protestës së 18 prillit,  nuk e ka adresuar asnjërën prej kërkesave të asaj proteste.
 
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Driton Çaushi, tha se koalicioni qeverisës ka vazhduar me neglizhim të skajshëm të interesave të qytetarëve, e shpërfillje të institucioneve të vendit.

“Asnjë seancë parlamentare nuk është mbajtur tash e dy javë. Këto kërkesa të protestës janë të drejta, legjitime dhe në interes të mirëqenies së qytetarëve. Shpërfillja e qeverisë karshi këtyre kërkesave është shpërfillje e qytetarëve të vendit, dhe rrjedhimisht shpërfillje e interesave jetike të Republikës së Kosovës, dhe tregon qartë se qeveria nuk njeh gjuhën e mirëkuptimit por atë të presionit. Kjo e bën organizimin dhe angazhimin e qytetarëve edhe më të rëndësishëm e të domosdoshëm”, u shpreh ai.
 
Ndërsa, Kryetari i Vetëvendosje!-s, Visar Ymeri, tha se Qeveria jo vetëm që nuk i ka adresuar këto kërkesa, por ka vazhduar me avazin e vjetër duke e forcuar kështu edhe më tej kapjen e shtetit.

“Me këtë, Qeveria po e dëshmon se ajo nuk interesohet fare për interesin e qytetarëve sepse është në funksion të zaptuesve të shtetit. Është bërë mburojë e ruajtjes së profitit të Bechtelit, KEDS-it, Limakut, Devollëve e Elkosit, në dëm të interesit të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës”, theksoi Ymeri, duke shtuar se ne vazhdojmë të insistojmë në domosdonë e çlirimit të shtetit nga kapja, të krijimit të një mjedisi demokratik në Republikën e Kosovës, të një hapësire që garanton pjesëmarrje të qytetarëve në vendimmarrjen politike e mirëqenien ekonomike.

\"Ne do t’i intensifikojmë aksionet dhe veprimet politike për ta realizuar plotësimin e këtyre kërkesave. Kjo Qeveri e kapjes nuk mund të jetë Qeveri e Republikës. Qytetarët e organizuar janë fondamenti i Republikës, dhe vetëm qytetarët e organizuar mund ta çkapin shtetin e bëjnë Republikë\", theksoi Ymeri.

Kërkesat e protestës ishin:
 
-    Shfuqizimi i vendimit për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike dhe shkarkimi i Bordit të ZRrE-së;
-    Dorëheqja e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani;
-    Të shkarkohet Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi
-    Të shkarkohet menaxhmenti i RTK-së;
-    Trepça me ligj të veçantë të shndërrohet në ndërmarrje publike me status të veçantë;
-    Të mos themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)