21 Janar 2025

VV: Qeveria e gjerë, vulosje për dëme të reja

Prishtinë, 5 gusht - Lëvizja Vetëvendosje! sikur koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma ka dalë kundër idesë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për një qeverisje me përfshirje të gjerë e të qëndrueshme.

Nënkryetarja e këtij subjekti politik, Aida Dërguti, ka deklaruar për “se një qeverisje e tillë, pa ndryshim të kursit, do të nënkuptonte vulosje për dëme të reja që do t’i bëheshin Kosovës.

“Qeverisja gjithëpërfshirëse, pa ndryshim të kursit, nënkupton vulosje të fuqishme për dëme të reja që do t’i sjellin Kosovës. Vazhdimi i dialogut pa kushte me Serbinë, nënkupton pranim të kushteve të reja e të dëmshme të cilat vazhdimisht i ka vënë Serbia në dëm të interesave të shtetit të Kosovës”, ka thënë Dërguti.

Ajo ka vlerësuar se sfidave të ardhshme që i ka Kosova do të mund t’u përgjigjet vetëm një qeveri që ka prioritet sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Sipas saj, një qeveri e tillë do të jepte garanci drejt integrimit të Kosovës në BE.

“Një qeveri, e cila ka prioritet shtetndërtimin, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, do ta kishte shumë më të lehtë situatën që të përballet me këto sfida. Një qeverisje e tillë do të ishte e domosdoshme dhe do të hapte rrugë drejt integrimeve evropiane. Mirëpo, duke pasur vazhdimisht qeveri që janë në gjendje t’i sakrifikojnë edhe vlerat tona kombëtare të përmbledhura në luftën e UÇK-së, vetëm e vetëm ta shpëtojnë veten nga përndjekja ligjore për krim të organizuar dhe korrupsion, ato e kanë katandisur shtetin e Kosovës në gjendje të mjerueshme”, ka thënë Dërguti.

Ndër të tjera, ajo ka deklaruar se kjo lëvizje ka paraqitur në planin e saj se çfarë qeverisje i duhet Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje! ka paraqitur modelin e qeverisjes që i duhet Kosovës në alternativën e saj qeverisëse e që nënkupton ndryshimin e modelit aktual, duke kthyer shikimin kah problemet brenda Kosovës me bazë në shtetndërtim, zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit”, ka deklaruar ajo.

Lidhur me bisedimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për ndërtimin e institucioneve të reja, Aida Dërguti ka bërë me dije se prej datës 17 korrik, kur është mbajtur seanca konstituive e parlamentit, lëvizja e Albin Kurtit nuk është kontaktuar nga përfaqësuesit e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma. Ajo ka treguar se parimet të cilat do të mund ta ndërronin kursin qeverisës në vend koalicioni i ka në tavolinë.


“Koalicioni LDK-AAK-Nisma i ka në tavolinë parimet tona pa të cilat nuk mund të ndërrohet kursi shtetëror, ofertën tonë, për të cilën është bashkëbiseduar afër një muaj e gjysmë. Që pas seancës së 17 korrik nuk na kanë kontaktuar lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar Dërguti.

Ditë më parë PDK-ja ka propozuar qeverisje me përfshirje të gjerë e të qëndrueshme për mandatin e ardhshëm qeverisës. Sipas këtij propozimi, një qeveri pa 80 deputetë nuk i duhet Republikës së Kosovës. Mirëpo kundër kësaj ideje ka dalë koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma. Përfaqësuesit e këtij koalicioni kanë deklaruar se partia e Hashim Thaçit duhet të dalë në opozitë dhe nga aty t’i shërbejë vendit. (Epoka e re)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)