VV: Projektligji i amnistisë së pasurisë së paligjshme
Prishtinë, 27 shtator - Për Vetëvendosje Ligji Anti-Mafia, Ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme dhe Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve konsiderohet si të domosdoshme ndaj në Programin politik të kësaj partie, në pikën 67 thuhet:
Ne konsiderojmë që keqpërdorimet nuk vjetrohen kurrë. Të gjithë ata që kanë uzurpuar, vjedhur, keqmenaxhuar me pronën publike, duhet të përgjigjen para drejtësisë. Përveç kriminelit duhet dënuar edhe krimin dhe produktin e krimit.\"
\"Në këtë drejtim ne angazhohemi që popullit të Kosovës ti kthehet e tërë pasuria e zhvatur në mënyrë të paligjshme nga të gjithë personat për të cilët drejtësia do të mund të dëshmonte që e kanë bërë një gjë të tillë, përmes konfiskimit të tërë pasurisë së paligjshme.
Lëvizja Vetëvendosje! ka pritur me interes të veçantë hartimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.
\"Ne kemi vlerësuar se ky ligj është i domosdoshëm për shkak të korrupsionit në shkallë të lartë dhe krimit të organizuar i cili gjithsesi ka çadrën e vet edhe tek politika. Por, kjo ka qene një kërkesë disa vjeçare edhe Komisionit Evropian i cili në raportet e progresit pasurimin e paligjshëm e kritikon ashpër. Mirëpo çfarë ka ndodhur? Pas një zvarritje të gjatë nga Ministria e Drejtësisë, më në fund projektligji është hartuar.
Por kështu si është më shumë bën dëm se i shërben luftës ndaj krimit. Në fakt ky projektligj është dëshmi se qeveria ka vullnet të bëjë gjithçka për të penguar luftën e krimit dhe korrupsionit.
Po ashtu edhe përfaqësuesit e Shoqërisë civile kanë bërë vërejtje e sugjerime gjatë gjithë procesit të hartimit të projektligjit qeveritarët nuk morën parasysh asnjërën prej tyre. Ndërkohë që është krijuar Agjencioni për Konfiskimin e pasurisë, puna e të cilit deri më tani, ka qenë konfiskimi i ndonjë bagëtie, apo ndonjë mjeti modest\", thuhet në deklaratën e VV.