VV: Populli është më i fuqishëm se Qeveria
Prishtinë, 1 shtator - Qeveria ka dështuar në zotimet e veta të errëta për Kosovën. Lëvizja VETËVENDOSJE! e konsideron fitore tërheqjen e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Kryetari i Lëvizjes Visar Ymeri dhe Sekretari Dardan Molliqaj kërkuar largimin e Qeverisë dhe të klanit Pronto.
Treshja Pronto, Veseli-Mustafa-Thaçi dështuan që ta legjitimojnë aktin e tyre të tradhtisë dhe kjo është humbje e jashtëzakonshme për të gjithë ata që më të gjitha energjitë janë munduar ta cungojnë vendin, tha kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri.
Kryetari Ymeri, më tej shtoi për dështimin e këtij klani për atë që ata ishin zotuar më herët se Demarkacioni do të votohet me 1 shtator dhe kjo është punë e kryer. Kjo që ndodhi sot është një gjunjëzim për personin që e ka nënshkruar këtë marrëveshje, vazhdoi Imeri.
Sot u dëshmua një gjë se populli është më i fuqishëm se Qeveria. Nga sot situata ka ndryshuar dhe se kjo Qeveria duhet të bije, përfundoi fjalën e tij Ymeri.
Sekretari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dardan Molliqaj, foli lidhur me arrestimin dhe procesin gjyqësor për 6 aktivistët e Lëvizjes lidhur me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Në seancën e djeshme prokurori i çështjes largoi aktakuzën për armëmabjtje pa leje ndaj aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s dhe se gjithë ajo zhurmë që u bë për armë tash nuk kemi asnjë aktakuzë për një gjë tillë, tha Dardan Molliqaj.
Ai gjithashtu foli për gënjeshtrat e konferencës së Policisë të cilët kishin thënë se të akuzuarit e kanë pranuar fajin dhe se një gjë të tillë e ka treguar edhe vetë prokurori, i cili ka deklaruar se nuk ka prova që tu jepet paraburgim aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s.
Vendimi i sotëm që tre prej aktivistëve, Adea Batushës, Petrit Ademit dhe Frashër Krasniqit që tu jepet masa e arrestit shtëpiak dhe aktivistëve të tjerë siç janë Astrit Dehari, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi tu jepet masa e paraburgimit është vendim krejtësisht politik, shtoi Molliqaj.
Pas gjithë kësaj ngjarje ne kërkojmë përgjegjësi morale, politike dhe penale për të gjithë personat e mëposhtëm:
Luan Keka, zv.drejtor i antiterrorit
Abdurrahman Islami, prokuror i Prokurorisë Speciale
Fatos Makolli, drejtor i njësisë kundër terrorizmit në PK.
Shpend Maxhuni, drejtor i Përgjithshëm i Policisë.
Mentor Shala, Drejtor i RTK-së.
Ridvan Berisha, kryeredaktor i RTK 3.
Në fund, Molliqaj kërkoi lirimin e atyre që u arrestuan para seancës dhe pas protestës së sotshme:
Deputetet Aida Dërguti dhe Donika Kadaj-Bujupi si dhe aktivistët: Sadri Ramabaja, Dardan Kadaj, Erden Atiq, Leotrim Bajrami, Qëndron Kastrati, Valton Peci, Shkëlqim Salihu, Drilon Pireva, Ermal Osmani.