VV: Politikat e punësimit dhe rimëkëmbja e industrisë prodhuese
Prishtinë, 22 maj - Njëra nga shtyllat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është shteti zhvillimor, i bazuar në prodhim, ka deklaruar Albin Kurti, të enjten konferencën për media, mbi rimëkëmbjen e industrisë prodhuese.
Ai tha se Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka konceptin dhe alternativën e duhur, që Kosova të dale nga kriza ekonomike, nëpërmjet industrializimit të vendit dhe nëpërmjet lidhjes së bujqësisë, energjisë dhe minierave me industrinë, të krijohen vende të reja të punës, zvogëlohen importet dhe rriten eksportet. Ndër, të tjera në konferencë u tha se privatizimi veç sa e ka ndërruar destinimin e shumë ndërmarrjeve duke e shkaktuar kështu shkatërrimin e kapacitetit industrial dhe papunësinë, derisa korrupsioni është rritur.
Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka në planin e saj rivitalizimin e ndërmarrjeve industriale si dhe riorganizimin në ndërmarrje publike të minierave metalurgjike dhe industrisë kimike, potencoi Visar Ymeri.
Ai gjithashtu e bëri të qartë se Lëvizja VETËVENDOSJE! ka në plan rritjen e kapacitetit prodhuese të ndërmarrjeve ekzistuese si dhe ringritjen e 2-3 linjave të mesme prodhimi për ndërmarrjet të cilave nuk janë në gjendje pune. Këto investime dhe plane zhvillimi përfshijnë si ndërmarrjet publike dhe ato tashmë të privatizuara, por për këto të fundit plani vlen vetëm në rastet kur kontratat e tyre nuk kanë pasur parregullsi.
Ky plan investimi mbështetet në tre linja financiare që janë buxheti i shtetit, banka zhvillimore dhe projektet/fonde të jashtme të siguruara nga qeveria jonë, tha Ymeri.
Sa i përket Trepçës u tha se është hartuar planin i investimit në dhjetëra miniera të plumbit dhe zinkut që gjenden në brezin metalogjenik të Trepçës, 80 km të gjatë, e i përbërë prej një numri të madh vendburimesh dhe mineralizimeve tjera përcjellëse. Ky plan është hartuar duke marrë parasysh se potenciali kryesor i Trepçës janë resurset minerale që vlerësohen mbi 50 mil/t.
Ndërsa, për Agroindustrinë u tha se zbatimi i planit për bujqësinë për rritjen, planifikimin dhe mbështetjen e prodhimit bujqësor nuk mund të quhet i plotë nëse në krah të tij nuk do të vendosej Agro-industria, prandaj do të mbështeten ato ndërmarrje të mesme dhe të vogla që tashmë punojnë në këtë fushë dhe të rejat që do të hapen. Duke folur për sektorin privat, Dardan Sejdiu tha se është e qartë se ky sektor është një nga punëdhënësit kryesorë, prandaj shteti duhet të luaj rol aktiv në krijimin e kulturës dhe politikave që inkurajojnë ndërmarrësinë dhe stimulojnë segmente të caktuara të sektorit privat.
Mbi 95% e bizneseve në Kosovë janë të vogla, pra me më pak se 4 punëtorë dhe kryesisht janë në pronësi individuale ose familjare, pra janë mikro-biznese ku pjesa dërrmuese e tyre janë të orientuara në tregti dhe shërbime.
Qëllimi ynë është që ta kthejmë besimin që NVM mund të rriten, të ndihmojë aktivisht rritjen e sektorit privat e cila do zbërthehej në më shumë vende të denja të punës dhe standarde më të mira të jetës, tha ai.
Në konferencë u tha se synimi është që të vendoset një bashkëpunim më i ngushtë në mes të institucioneve të shtetit dhe sektorit privat dhe kjo bëhet me mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla apo të mesme që janë të integruara në zinxhirin e vlerës të sektorëve strategjikë. Ky plan forcon ndërmarrjet e vogla, krijon cikël prodhimi e punësimi të brendshëm