12 Mars 2025

VV: Policia e klanit Pronto arreston Naser Shatrin

Prishtinë, 7 tetor - Në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në orët e paradites së sotme, Policia e klanit "Pronto" ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Naser Shatrin.

Aktivisti Shatri, njëkohësisht ish - ushtar i UÇK-së, është arrestuar në  lidhje me aksionin protestues të rrotullimit të xhipave të EULEX-it, në vitin 2009, me të cilin Lëvizja VETËVENDOSJE! paralajmëronte se ky mision ndërkombëtar nuk do të sillte drejtësi. Një gjë e cila u vërtetua më përfshirjen e zyrtarëve të këtij misioni në korrupsion, për luftimin e të cilit edhe thirren.

Klani \"Pronto\" në vazhdimësi është duke e përdorur Policinë si mjet për ta luftuar opozitën, teksa aferat e këtij klani sa vijnë e shtohen. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Naser Shatri dhe kërkojmë që të pushojnë përndjekjet ndaj aktivistëve tanë. Ashtu siç u dëshuma se misioni i EULEX-it është i padrejtë e i korruptuar, po aq e qartë është nevoja për largimin e klanit \"Pronto\" nga pushteti, këtij organizimi kriminal që po e shkatërron vendin.

Përpjekja jonë për çlirimin e institucioneve, vendosjen e drejtësisë dhe Republikën e së drejtës nuk do të ndalet asnjëherë. Lufta jonë për drejtësi do të vazhdojë. Çlirimi i Kosovës nga klani \"Pronto\" do të ndodhë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)