15 Janar 2025

VV: PDK nuk mund ta mbulojë humbjen me shpifje

Prishtinë, 8 gusht - Lëvizja Vetëvendosje! mbajti konferencë për media për të demantuar e kohëve të fundit nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes të cilave kjo parti po mundohet ta fshehë debaklin në zgjedhjet e 11 qershorit.

Anëtari i Kryesisë dhe deputeti Xhelal Sveçla, theksoi qysh në fillim se PDK është në “rënie të lirë” dhe se me akuzat e saj të paqena ajo po përpiqet t’i thotë opinionit jo se është më e mirë se na, por se të gjithë jemi njësoj.

Por, ai solli në vemendje se qytetarët e dinë se kush është kjo parti e kapur nga klani “Pronto” dhe se shumica e tyre ia dhanë përgjigjen me 11 qershor.

“Realisht, njëjtë si në nivel vendi, PDK është parti e tretë në kryeqytet. Nuk është hera e parë, por besojmë që do të jetë ndër të fundit, që PDK mundohet që me shpifje dhe me rrena të cilat me as vetë nuk i besojnë të terheqë vëmendjen e opinionit nga ndryshimet kapitale nëpër të cilat kalon vendi ynë po kalon”, u shpreh Xhelal Sveçla.

Në lidhje me akuzat, Sveçla tha se të akuzosh pse është drejtoreshë e arsimit një banore e Kosovës, e cila paska rastisur të lindë në Gjakovë, është gjë që mund ta bëjë vetëm PDK. Kurse shtoi se prej akuzave të tyre, kemi parë që iu pengon Gjakova,Theranda ose Podujeva, por nuk e kanë problem që të bëjnë koalicion me Krushevcin, Leskovcin e Beogradin.

“Sa u përket punësimeve në arsim Komunë, këtu janë tabelat që tregojnë se si është rritur mesatarja e notës së të punësuarve. Komuna e Prishtinës e ka përgjysmuar punësimin e atyre me notë mesatare 6 – 7 dhe e ka dyfishuar punësimin me notë superiore 9 – 10”, tha tuteje Sveçla, teksa prezantoi dokumentet që vërtetonin këtë gjë, duke shuar se të gjithë parametrat tjerë dëshmojnë ngritje në cilësi në shërbime, transparencë, kontrolli dhe zvoglim në shpenzime administrative e shpenzime tjera.

Më tej, Sveçla i quajti qesharake deklarata nga PDK që ne po i ikim ballafaqimeve me ta nëpër debate, duke sjellur në vemendje se VETËVENDOSJE! ka vite që kërkon ballafaqim publik të argumenteve me PDK-në, prej të cilave ballafaqime ata kanë ikur, qoftë nga interpelancat në Kuvend, qoftë nga debatet në televizione. Ai rikujtoi se

Albin Kurti në fushatën e 2014-së e ka ftuar Hashim Thaçin për debat dhe poashtu në 2017 ka qenë i gatshëm për debat me kandidatin e PAN-it, ndërsa Kadri Veseli nuk ka pranuar asnjëherë debat me Kryetarin Visar Ymeri, teksa të njëjtit iu ikin debateve me Glauk Konjufcën.

“Ndërkaq, për figurën e Shpendit nuk kemi pse të flasim fare. Ai me çmime ndërkombëtare dhe krahasime pozitive po citohet nga The Guardian, Politico, City Mayor, New Yorker, kurse ka me dhjetra raporte ndërkomëtare ku krerë të PDK-së jane cilësuar si krerë të krimit të organizuar, sikurse në ato nga Amnesty International, Departamenti i Shtetit, NATO, KFOR, etj”, shtoi Sveçla, duke përmendur më pas se askush s’mund t’i fshehë sukseset e Komunës, siç janë: transparenca radikale, përmirsim i cilësisë në qendrat e mjekësisë familjare, ndalja e ndërtimeve pa leje, rregulli në administratë, ndarja e banesave sociale, autobusët e shumë e shumë të tjera.

“Ne nuk kemi asnjë respekt e as mirëkuptim për këtë luftë të ndyrë të PDK-së, por megjithatë e kuptojmë. Një parti që më 11 qershor e ka konfirmuar opozitën e saj, kurse brenda muajsh rrezikon rënien tjetër e që mund të shkojë drejt zhdukjes është në gjendje të bëjë gjithçka për t’u kthyer sërish në pushtet. Dhe këtë, për hir të pasurisë, e shumë prej tyre edhe të lirisë. Këtë e dinë edhe qytetarët e Kosovës. Është e qartë se kush është manipuluesi e cili i drejti në këtë shoqëri”, theksoi Xhelal Sveçla, duke përmendur në fund edhe bllokadën institucionale të shkaktuar nga kjo parti me partitë e koalicionit PAN.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)