19 Janar 2025

VV: Nuk do të ndalemi deri sa kjo qeveri të rrëzohet

Prishtinë, 10 mars - Lëvizja VETËVENDOSJE!, ka vlerësuar se si Ministrit të brendshëm që nuk i erdhi turp kur i mbajti qytetarët në shënjestrën e snajperëve, sot ia skuqëm fytyrën me një laser.

\"Kryeministrit që ia ka nxirë jetën Kosovës, duke ia shitur sovranitetin e duke drejtuar një qeveri hajnash e kriminelësh, ia dhamë pak ujë të pastrojë faqet. Kuvendit që pretendon të vazhdojë normalisht me qeverinë antikushtetuese dhe me pushtetin policor, i kthyem edhe sot gazin që ia ushqejnë popullit nëpër protesta\", ka njoftuar VV-ja.

\"Nuk do të ndalemi deri sa kjo qeveri të rrëzohet. Deri sa të vendoset demokracia e shteti ligjor, dhe burgjet të jenë për hajna e kriminelë, e jo për qytetarët e ndershëm e atdhedashës\", thuhet në komunikatën e VV-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)