VV nuk do ta votojë Haradinajn, pa marrëveshje me Bllokun
Prishtinë, 20 gusht - Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se VV nuk do ta votojë të nominuarin e Bllokut LDK-AAK-NISMA për kryeministër, Ramush Haradinajn, pa marrëveshje paraprake me shkrim.
Ne nuk do ta votojmë Ramush Haradinajn për kryeministër pa marrëveshje me shkrim, me bllokun prej tre partive, u shpreh Haxhiu.
Ne do ta votojmë qeverinë e ardhshme vetëm nëse plotësohen kushtet, pasi Kosova ka vetëm ti ndryshojë fytyrat e politikanëve, nga Thaçi te Haradinaj, tha ajo.
Ndërsa, lidhur me zërat që po qarkullojnë se faktori ndërkombëtar në Kosovë po insistojnë që VV të mos jetë udhëheqëse e bisedimeve Kosovë-Serbi, Haxhiu ka thënë se në partinë e saj nuk janë të njoftuar për diçka të tillë.
Ne nuk e kemi dëgjuar asnjë ambasadë të thotë se Vetëvendosje nuk bën ti udhëheqë negociatat, ka thënë Haxhiu.