20 Janar 2025

VV: Nepotizmi është e përbashkëta e PDK-së dhe LDK-së

Prishtinnë, 27 maj - Lëvizja Vetëvendosje konsideron se nepotizmi, korrupsioni dhe keqmenaxhimi janë shndërruar në lëngatë të madhe të Kosovës.

Varfëria e madhe në Kosove sipas Vetëndosjesështë produkt i drejtpërdrejtë edhe mentalitetit qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

\"Qeverisja e PDK-së dhe LDK-së janë shoqëruar me shume përfitime personale, biznesore e familjare.\"

Këto u thanë gjatë konferencës së Lëvizjes Vetëvendosje! nga kandidatët për deputetë Ylli Hoxha dhe Merita Mustafa.

Institucionet që janë shfrytëzuar më së shumti për punësimin e familjarëve të zyrtarëve të PDK-së dhe LDK-së Posta dhe Telekomunikacioni i  i Kosovës, Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari: dhe sistemi i ujësjellësit “Ibër Lepenc”.

Në PTK politikanët tanë kanë punësuar familjarë, nipër, halla e dajë. Me këtë mënyrë jo vetëm që kanë ngarkuar buxhetin publik, por kanë shtrirë ndikimin, me të cilin më tutje kanë zhvilluar afera korruptive.

Si shembull që kjo lëngatë ka arritur kulmin, është edhe punësimi i përfolur në aferën “Pronto”. Adem Grabovci më në fund e realizoi qëllimin e tij, pra rehatimin e dajës së tij, Curr Gjocaj-, i cili tash është edhe Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në Ministria e Shëndetësisë.

Hoxha dhe Mustafa kanë zbuluar disa nga emrat e familjarëve të afërt të zyrtarëve të PDK-së dhe LDK-së, të punësuar në PTK.

1.    Adem Grabovci – ish shef i grupit parlamentar të PDK-së -  e ka të punësuar bashkëshorten në “Ibër Lepenc” dhe këtë e deklaron në vitin 2012.
2.    Bekim Haxhiu – ish deputet i PDK-së - e ka të punësuar bashkëshorten në PTK.
3.    Latif Gashi – ish deputet i PDK-së - i ka të punësuar fëmijët në ANP dhe Agjencionin Kosovar të Pronave.
4.    Blerand Stavileci – ministër i qeverisë Thaçi- e ka të punësuar bashkëshorten në PTK.
5.    Driton Lajçi – punon vetë si këshilltar në  Ministrinë e Drejtësisë dhe njëkohësisht në PTK .
6.    Bekim Çollaku – ish këshilltar i Kryeministrit - bashkëshortja i punon në Aeroport
7.    Bajram Rexhepi – ministër – bashkëshorten e punësuar në  PTK.
8.    Fadil Demaku –deputet i PDK-së – bashkëshorten e punësuar në PTK.
9.    Skender Hyseni – deputet i LDK-së - në vitin 2012 e ka punësuar fëmijën në Aeroport –LDK.
10.    Sabri Hamiti – deputet i LDK-së – e ka të punësuar bashkëshorten në kuvendin komunal – LDK.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)