18 Janar 2025

VV: Ndërrimi i 6 drejtorëve, mashtrim i keq qeverisjes së PDK-së në Prizren

Prizren, 16 gusht - Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren  “ndryshimet” në qeverisjen lokale, duke i ndërruar përnjëherësh  6 drejtorët e saj, i sheh si një tjetër mashtrim optik në sytë e  qytetarëve të saj, vetëm e vetëm për t’ia zgjatur jetën keq qeverisjes së PDK-së në Prizren.

Për këto “ndryshime” sipas Vetëvendosjes qytetarët e Komunës së Prizrenit nuk u informuan fare për arsyet e ndërrimeve të këtyre personave, të cilët  gjatë kohës sa ishin në detyrat e tyre vazhdimisht kanë abuzuar me pasurinë publike.

\"Me këtë mendësi PDK-ja mund t’i ndërrojë të gjithë drejtorët e drejtorive komunale, por nuk  do të mund të bëjë as ndryshimin më të vogël e për të dalë nga kjo stërkeqje politike të shkaktuar prej vitesh në Komunën e Prizrenit.\"

\"PDK-ja  edhe turpin e tyre, përmes konferencës për shtyp, e shndërron në fitore të re, duke mos u larguar asnjëherë nga mentalitetit i kapjes së shtetit, sepse të gjithë drejtorët e ”ndërruar”, të kryesuar nga Ramadan Muja,  janë nën hetime të organeve të drejtësisë\", theksoj Vetëvendosje.

Ndryshimet duhen bërë, por duke filluar nga Ramadan Muja. Qëndrimi i  mëtejmë  i Ramadan Mujës  në krye të Komunës së Prizrenit është jo vetëm tallje dhe ofendim për qytetarët, por edhe një shkarje më e madhe në paturpësinë e tyre.

Aferat e tyre  korruptive mund të ndalen vetëm përmes çrrënjosjes së mendësisë  së politikave të tilla dhe ky mbetet edhe qëllimi i  Lëvizjes Vetëvendosje! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)