02 Maj 2024

VV: Ndalja e negociatave që po na ndalin zhvillimin shtetëror

Mitrovicë, 8 dhjetor - Sot, në qytetin e Mitrovicës Lëvizja Vetëvendosje! mbajti Tribunë rreth temës “Ndalja e negociatave të cilat po na ndalin zhvillimin shtetëror, shoqëror dhe ekonomik”.

Qytetarëve të Mitrovicës që kishin mbushur sallën e Shtëpisë së Kulturës, ia prezantuan qëndrimet e Vetëvendosje!-s, Glauk Konjufca, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Visar Ymeri, drejtues i grupit parlamentar, nënkryetari  Shpend Ahmeti dhe kryetari Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij Glauk Konjufca tha se “prej vitit 1999, e deri më sot Kosova i ka përjetuar dy ndarje të mëdha, e para kur u vendos KFOR-i francez mbi urën e lumit Ibër, dhe e dyta kur qyteti i Mitrovicës, u nda në dy komuna gjatë negociatave të Vjenës, sipas Planit të Ahtisaarit.

Më tej ai shtoi se “Serbia nuk u mjaftua me këtë ndarje, dhe pas negociatave të fundit në Bruksel, të cilat nga niveli Stefanoviç u ngritën në nivelin Daçiç, tash Beogradi po synon legalizimin e një autonomie territoriale, institucionale dhe administrative të pjesës veriore të Kosovës.”

Më pas fjalën e mori Shpend Ahmeti që u ndal tek zhvillimi ekonomik duke theksuar se “ne sot jemi populli më i varfër në Evropë me 50 % varfëri, 17% në varfëri ekstreme kurse mbi 300.000 njerëz nuk e kanë të sigurtë bukën e gojës. Është një grup njerëzish që punët i kanë mirë, ata janë qeveritarët tanë, të cilët janë edhe njerëzit më të pasur në Kosovë.”

Ai më tej shtoi se “ka dy mënyra që Mitrovica të bashkohet, dhe këto janë: sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik.”

Ndërkaq, Visar Ymeri, pasi e mori fjalën u ndal tek trajtimi nga pikëpamja sociale duke theksuar se, “një qeveri që heq dorë nga kontrolli i territorit, një qeveri që heq dorë nga pasuria publike nuk mund të jetë një qeveri që i shërben qytetarit, sepse qytetarit i shërben siguria, pra kontrolli i kufijve, policia dhe ushtria që i shërben territorit, sepse territori është baza e ekonomisë, territori është vetë resurs, është toka e bukës, ne prej aty mund të zhvillohemi”.

Albin Kurti e në fjalën e tij duke ritheksuar edhe njëherë rëndësinë e ndaljes së këtyre bisedimeve me Serbinë u shpreh se “ne si Vetëvendosje! kemi thënë se janë dy hapa që na hedhin në ofensivë ndaj Serbisë, e këto janë, ndërprerja e bisedimeve dhe bllokimi i mallrave të Serbisë.

Më tej, ai shtoi se këto bisedime pa kushte dhe pa parime me Serbinë, po ia shtrojnë asaj rrugën drejt BE-së, kurse ne po na hedhin në defensivë. Shteti i Kosovës pa sovranitet e pa zhvillim ekonomik nuk mund ta bëjë bashkimin e Mitrovicës. E pa bashkimin e Mitrovicës nuk ka as bashkim kombëtar.

Albin Kurti prezantoi me detaje dhe 13 pikat e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje! për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës.

Pas këtyre fjalimeve u zhvillu për më shumë se një orë u zhvilluar diskutim i hapur me pjesëmarrësit rreth temës së ndaljes së negociatave me Serbinë, zhvillimin ekonomik dhe bashkimin e Mitrovicës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)