20 Janar 2025

VV: Më 8 qershor: Lamtumirë PDK dhe LDK, mirë se vjen VETËVENDOSJE!

Prishtinë, 8 qershor - Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbajtur tubim edhe me qytetarët e  Artanës . Kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputetë të Kuvendit të Republikës, u zotuan për një qeverisje pa korrupsion e qeverisje më të dinjitetshme.

Kryetari Albin Kurti para qytetarëve të Artanës tha se PDK-ja është e kriminalizuar, LDK-ja është e lodhur dhe fitorja është e VETËVENDOSJE!-s. \"Kam dëgjuar se Isa Mustafa është gjysh i mirë, dhe nëse del në pension do t\'i hap vende të punës, meqë i ka mbajtur disa poste\". 

Ai tha se me qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s qytetarët e Kosovës nuk do të kenë nevojë të kërkojnë azil, por do të kenë dëshirë të jetojnë në Kosovë.  \"Qeveria e VETËVENDOSJE!-s,  nuk do ta lërë asnjë lypës rrugëve të Kosovës. Çdo familje do ta ketë nga një të punësuar dhe çdo familje do të ketë strehë. Ndërkaq, kamatat e kredisë do të zvogëlohen në 5 përqind e afatet e kredisë do të rriten\".

 Kurti i ka ftuar qytetarët e Artanës që ta votojnë numrin 35, se vetëm asisoj do të ketë lëvizje pozitive. \"Numri 35 është numri i Artanës, është numri i ndryshimit, numri i VETËVENDOSJE!-s, numri i fitores, numri i gjithë Kosovës\", ka thënë ai. Kurti ka thënë se jemi lodhur prej papunësisë dhe pas 8 qershorit do të pushojmë me punë.

Deputeti i legjislaturës së fundit Visar Ymeri tha se Alternativa Qeverisëse dhe lista e kandidatëve të VETËVENDOSJE! është lista më e mirë e të gjitha subjekteve, kurse listat e subjekteve të tjera janë të përpiluara nga prokurorët.

Ai ka thënë se qytetarët janë lodhur prej mënyrës së jetesës së deritashme. \"Secili qytetar i Kosovës është lodhur prej njerëzve që qesin haraç, secili qytetar është lodhur prej këstit të kredisë, e papunësisë dhe që të gjithë bashkë jemi lodhur dhe duan t\'i ndryshojmë këto\", ka thënë Ymeri.  AI ka shtuar se propozimet e subjekteve të tjera janë joserioze.

Zgjidhja është një përpjekje kolektive dhe këtë zgjidhje e ofron Alternativa Qeverisëse. Nuk ka prodhim, as nuk ka zhvillim pa përkrahje nga shteti dhe këtë do ta bëjë Lëvizja VETËVENDOSJE!.


Do të investohet në bujqësi, do të hapen fabrika, do të rivitalizohet Trepça, por edhe miniera e Artanës. Do të mbrohet edhe punëtori e do t\'i avancohen të drejtat dhe përmes jetës së dinjitetshme ta organizojë jetën e vet. Do të jetë dita kur deputeti do të jetë përfaqësues i interesit.

Ndërkaq kandidatja për deputete dhe ish deputetja e legjislaturës së fundit Albulena Haxhiu ka folur për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në zgjedhjet e 8 qershorit. 

\"Rëndësia e pjesëmarrjes së qytetarit e sidomos i vajzave e grave është tejet e madhe, pra nuk mund ta humbim shansin që të kontribuojmë e të marrim pjesë në ndryshimin e jetës së secilës e secilit\", ka thënë ajo.

Kandidati Emin Gërbeshi e ka quajtur shans historike Lëvizjen VETËVENDOSJE!.  Ai i ka falënderuar aktivistët e shumtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që po mobilizohen për një zgjedhje te rregullta dhe për vetëdijesim për dalje masive të qytetarëve më 8 qershor, ndërkaq i ka uruar qytetarët për fitoren e VETËVENDOSJE!-s.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)