21 Janar 2025

VV: Liberalizimin e vizave nuk e sjell nënshtrimi ndaj Serbisë

Prishtinë, 21 dhjetor - Dy ditë para publikimit të raportit për liberalizimin e vizave për Kosovën Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi e një ditë më vonë Atifete Jahjaga, deklaruan se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Raporti i KE na konfirmoi të kundërtën. Pra, këta pushtetarë, sikurse edhe shumë herë më parë gënjyen qytetarët e Kosovës. Kjo u tha gjatë konferencës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga nënkryetari i saj Driton Çaushi.

Ky moment paraqet edhe një dëshmi për rrugën tërësisht të gabuar të politikës së jashtme që Hashim Thaçi ndjek që nga viti 2008, ku qytetarëve në vazhdimësi iu premtohet liberalizimi i vizave, integrimet evropiane dhe njohja nga Serbia si këmbim për dialogun dhe koncesionet e vazhdueshme me Serbinë.

“Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë besuar, dhe janë shprehur publikisht se nënshtrimi i tyre politik ndaj kërkesave të Serbisë do t’i shpërblejë ata me liberalizim të vizave sa për t’ua shpëtuar fytyrën, dhe t’ua jap një shtytje qëndrimit të tyre në pushtet. Kjo është politikë skajshmërisht naive, por në anën tjetër tejet e rrezikshme për Kosovën. Liberalizimi i vizave si proces nuk ka asnjë lidhje me dialogun me Serbinë. Ndërkohë që përmes këtij dialogu Kosova rrezikon edhe atë sovranitet formal që e ka për t’u shndërruar kështu në një vend të paintegrueshëm në BE”, tha më tej Çaushi.

Në anën tjetër, duke qenë se vendi vazhdon të qeveriset nga politikanë të korruptuar e inkriminuar, mosplotësimi i kritereve për liberalizimin e vizave është një rezultat i pritur. Kritere si transferimi i numrit të mjaftueshëm të gjykatësve në departamentin e krimeve serioze, ndërtimi i regjistrit të hetimeve, dënimeve, dhe konfiskimit të pasurisë për rastet e krimit të organizuar e korrupsionit, pavarësisë së institucioneve Organi shqyrtues i prokurimit, etj, janë të paplotësueshme nga kjo përbërje aktuale e qeverisë. Sipas Çaushit, këto kritere nënkuptojnë se këta duhet ta hetojnë vetveten.

Është e qartë që përgjegjësia për përmbushjen e kritereve i bie Kosovës. Por po ashtu është e qartë që BE-ja i ka vendosur kritere shtesë Kosovës. Standardet e dyfishta që BE i përdorë karshi Kosovës veçanërisht e shqiptarëve në përgjithësi, nëse ta zëmë krahasohen me përkëdheljen që i bëjnë Serbisë, janë diskriminuese dhe të papranueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)