16 Janar 2025

VV: Kushte Serbisë i vendosin ata që janë seriozë

Prishtinë, 3 shkurt - Sot, Lëvizja Vetëvendosje! organizoi në qytetin e Prizrenit një tribunë rreth temës “Ndalja e negociatave të cilat po na ndalin zhvillimin shtetëror, shoqëror dhe ekonomik”

Para qindra të pranishmëve folën kryetari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Shpend Ahmeti, dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti.

Tribunën e hapi kryetari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, që ishin në numër aq të madh dhe pasi shkoi në retrospektivë duke përmendur bazën filluese si lëvizje politike që nisi me mbishkrimin e parullave “Jo Negociata-Vetëvendosje”gjithandej nëpër Kosovë, lidhur me temën që trajtonte tribuna shtoi se tashmë kanë kaluar 8 vite nga ajo kohë dhe ende po ngjan ajo që pak kush do ta besonte, Kosova edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë peng i këtyre negociatave që duket se asnjëherë nuk do të kenë fund.

“Që e ardhmja e fëmijëve tanë, që Kosova të jetë shtet sovran dhe me integritet territorial, me zhvillim ekonomik, që dëmin e këtyre negociatave mos ta mbajnë në kurriz populli ynë, këto negociata duhet të ndalen menjëherë”, përfundoi Arbër Rexhaj.

Pas tij fjalën e mori nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Shpend Ahmeti, i cili u ndal tek zhvillimet socio-ekonomike, duke potencuar se Kosova është vendi më i varfër në botë, ku rreth gjysma e popullsisë së Kosovës jeton me më pak se 1.40 cent në ditë dhe se Kosova së fundi  ka kaluar edhe Bosnjën sa i përket numrit të papunësisë.

Më tej ai foli edhe për pensionet tejet të ulëta prej 60 eurosh, që nuk u mjaftojnë pensionistëve as për kryerjen e shërbimeve më elementare.

Ai po ashtu theksoi se Kosova është shteti i vetëm në botë që ende nuk ka sigurime shëndetësore dhe se Lëvizja Vetëvendosje! e parasheh në programin e saj qeverisës këtë gjë, përkatësisht sigurimin shëndetësor.

Ai më tej u ndal edhe tek fondi i veçantë financiar që është krijuar për veriun, duke shtuar se përmes krijimit të këtij fondi, po krijohet baza për autonominë e veriut.

Më pas fjalën e mori Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, i cili duke komentuar mbi negociatat theksoi se bisedimet që po zhvillohet në Bruksel, po shoqërohet nga një mungesë totale e transparencës dhe se e vetmja transparencë e këtyre bisedimeve shpaloset përmes komunikatave që lëshon Brukseli.

Ai më tej përmendi shtatë marrëveshjet që kishte arritur Edita Tahiri në bisedimet të ashtuquajtura “teknike” më parë dhe shtjelloi dëmin që ato i kanë sjellë vendit. 

Përpara se të dalë tek pesë kushtet që duhet vendosur ndaj Serbisë sipas Lëvizjes Vetëvendosje!

Albin Kurti shtoi se Lëvizja Vetëvendosje! është e bindur që vazhdimi i bisedimeve me Serbinë pa kushte ndaj saj, e bën Serbinë edhe më të keqe.

“Ndërkaq ata që thonë se ne nuk mund ta kushtëzojmë Serbinë sepse jemi të dobët, duhet ta kenë parasysh se kushte nuk vendosin ata që kanë fuqinë, por ata që janë seriozë.” Përfundoi Kurti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)