18 Janar 2025

VV: Kthim i Serbisë në Kosovë, nën patronatin e Hashim Thaçit

Prishtinë, 8 tetor - Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Hashim Thaçi ia lejoi Serbisë që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Kjo marrëveshje sipas Vetëvendosjes e mori formën e vet përfundimtare mbrëmë në takimin mes Hashim Thaçit dhe bashkëpunëtorit të tij Ivica Daqiçit, ku Thaçi u pajtua me insistimin e Daqiçit që të jetë pjesë e fushatës zgjedhore në Kosovë.

\"Një kryeministër i një vendi merr pjesë në fushatën elektorale në dhe brenda vendit të vet. Pjesëmarrja e Daqiçit në fushatën elektorale në Kosovë është në kundërshtim me këtë logjikë normale të marrëdhënies mes shteteve sovrane. Ose, për më keq, e thotë të kundërtën, pra e ravijëzon të ardhmen politike të Kosovës\", vlerëson Vetëvendosje.

Marrëveshja antishtetërore dhe antikushtetuese e 19 prillit përfundimisht i hapi rrugë formalizimit dhe legalizimit të pranisë ekzekutive të Serbisë në Kosovë.

Kjo prani e shndërroi Serbinë në faktor vendimmarrës në çështjet politike e ekonomike të Kosovës, duke e dyzuar kështu sovranitetin mes Kosovës dhe Serbisë.

Asnjë vendim politik e institucional i Kosovës, që prej asaj marrëveshjeje, nuk mund të bëhet fuqiplotë pa qenë njëkohësisht i pranueshëm për Serbinë.

Kështu, rrjedhimisht sipas Vetëvendosjes Serbia vendosi për datën e zgjedhjeve lokale, Serbia vendosi për listën përfundimtare të votuesve (duke i shtuar kundërligjshëm 12 mijë votues të rinj nga Serbia pa kurrfarë dokumentacioni përkatës), Serbia vendosi për listën përfundimtare të subjekteve që garojnë duke i shtuar listat e përbashkëta, Serbia vendos për rregullimin e tregut të telekomunikacionit, duke e legalizuar ndërhyrjen e kompanive të saj në tregun e brendshëm, pastaj të energjisë duke krijuar kompani të re brenda Kosovës, Serbia vendos për komandantin e policisë, për gjykatat dhe lëndët e trajtuara në to, Serbia po vendos për dukjen e dokumenteve zyrtare të Kosovës dhe për përdorimin e simboleve në to (fletëvotime, vendime të gjykatave, vulën e doganës, etj.). Dhe të gjitha këto u pranuan pa kurrfarë ngurrimi nga Hashim Thaçi.

\"E kemi thënë edhe më parë, Serbia nuk ka pasur kurrë kryeministër më të mirë në Kosovë se sa këtë njeri\".

Listat e përbashkëta, të cilat fillimisht u quajtën Lista Serbia, formalisht e ndryshuan emërtimin. Ato tash quhen listat e përbashkëta serbe. Por përmbajtësisht mbetën të njëjta. Ato po shërbejnë për t’i shpërlarë kriminelët serb të luftës duke i mveshur ata me petkun e politikanit të moderuar, duke i kthyer ata në bartës liste në vendin e krimit, siç është rasti me Listën serbe në Komunën e Gjakovës dhe bartësin e kësaj liste, ish kryetarin e Gjakovës Gjokica Stanojeviqin. Dhe për ta konfirmuar këtë përmbajtje, dhe këtë lidhje të listave këtu me pushtetin e Milosheviqit dhe shtetin e Serbisë, fushatën për to do ta bëjnë pushtetarët e Serbisë. Sepse, pavarësisht emrit, është Serbia ajo që po garon për pushtet në Kosovë.

\"Ky kthim i Serbisë në Kosovë nuk ndodhi rastësisht. Ai po ndodh nën patronatin dhe mbikëqyrjen rigoroze të Hashim Thaçit. Por, edhe me pranimin aktiv të AKR-së si partner koalicioni dhe të LDK-së e AAK-së, si parti kinse opozitare.\"

\"Përgjegjësia politike e ligjore bie mbi Hashim Thaçin, e Qeverinë e tij, por edhe mbi të gjithë ata deputetë e ato subjekte politike në Kuvend të cilat vendosën që të shkelin çfarëdo ligji, dokumenti, përfshirë Kushtetutën e Republikës, që t’ia hapin dyert e ta fusin Serbinë brenda duke e bërë atë hisedare në Kosovë\", thekosn VV.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)