20 Janar 2025

VV: Kryetari i Ferizajt i ka të gjitha veset e vjetra të LDK-së

Ferizaj, 26 prill - Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Ferizaj sot mbajti konferencë për media, me ç’rast u prezantuan gjashtë ekspertët e fushave të ndryshme, që përfaqësojnë nënkomitetet për çështje të rëndësishme në kuadër të VETËVENDOSJE!-s në Ferizaj.

Gjashtë përfaqësuesit e nënkomiteteve për Qeverisje të mirë janë, siç vijon:

Bekim Ademi, kordinator i nënkomiteteve, aktualisht ligjërues në kolegjin \"Humanistica\", Enver Bajrami, nënkomiteti për Arsim, profesor shumë vjeçar në shkollën e mesme  \"Kuvendi i Arbërit\", Xhemajl Mehmeti, nënkomiteti për çështje të ambientit, ligjërues universitar, ka ndjekur studimet në Universitetin teknik të Vjenës e aktualisht është doktorant në këtë universitet.

Rrahim Sejdiu, nënkomiteti për çështjet e Bujqësisë dhe zhvillimit rural, aktualisht ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe doktorant në Universitetin e Politeknik të Tiranës, departamenti i Industrisë së Drurit, autor i shumë publikimeve shkencore në revistat universitare.

Enver Ismajli nënkomiteti për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, aktualisht mjek në Qendrën e mjekësisë familjare, Xhemil Halili, mbulon çështjet e shërbimeve publike, aktualisht profesor në shkollën e mesme teknike, i specializuar në fushën e komunikacionit, Sylejman Zeka, drejtues i grupit të anëtarëve në Kuvendin Komunal në Ferizaj, i specializuar në jurisprudencë, Universiteti i Prishtinës.

Pas prezantimit, koordinatori i nënkomiteteve, Bekim Ademi, në kuadër të monitorimit të qeverisjes lokale paraqiti disa nga shkeljet ligjore që i ka bërë tashmë kryetari aktual i Ferizajt, Xhevdet Sfarqa.

“Nga ardhja e kryetarit Svarqa kemi parë se degradimi është thelluar edhe më shumë në të gjithë sektorët e qeverisjes. Kryetari Svarqa gjatë kësaj periudhe ka bërë shkelje ligjore, duke shkarkuar borde dhe individë nga detyra të caktuara dhe duke vendosur në vendin e tyre njerëz që janë rreshtuar në LDK\" - theksoi Ademi.

\"Përpos këtyre, - vijoi Ademi, - ne kemi vërejtur se ka pasur edhe elementë të familjarizmit e klientelizmit gjatë konkurseve në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.\"

Ai foli edhe rreth mungesës së profesionalizmit të Kryetarit aktual dhe stafit të tij qeverisës, të cilët kanë zvogëluar 30% të pagave të shërbyesve civilë në emër të pagesës të tatimit në pronë, fakt i cili nuk ka as bazë ligjore po as justifikim me ndonjë politikë të caktuar përveçse janë eksperiment i dëmshëm në kurriz të punonjësve.
 
Në përfundim të konferencës, Ademi njoftoi opinionin përfaqësuesit e VETËVENDOSJE!-s si çdo herë edhe tani e tutje, do të jemi në mbrojtje të interesave të qytetarëve duke shfaqur të metat e qeverisjes, dhe duke dhënë këshilla që qeverisja për qytetarët të jetë e ajo e duhura.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)