VV: Këtu banon një hajn
Prishtinë, 14 prill - Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan sot një protestë simbolike të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministrit të Punëve të Brendshme.
Sot ata organizuan një aksion simbolik, \"Këtu banon një hajn!\", duke vendosur tabela treguese që tregojnë drejtimin se nga gjenden banesat e kryeministrit dhe ministrit të zhvillimit ekonomik. Këto tabela u vendosën në shtëpitë e Hashim Thaçit dhe ministrit, Besim Beqaj.
\"Jemi këtu përballë vendit ku banon përkohësisht, derisa të ndërtohet shtëpia e tij luksoze, kryehajni dhe kryenegociatori i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai, po i udhëheq e përkrah edhe hajnat tjerë, Bajram Rexhepin e Besim Beqajn.\"
\"I pari, ministër i skandaleve e i keqpërdorimeve milionëshe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i dyti, si shpronësues i qytetarëve të Kosovës, apo shitës i pasurisë publike e shoqërore, përmes tenderëve të dyshimtë,- ka thënë aktivisti Frashër Krasniqi.
Sipas tij, përmes procesit të privatizimit, qeveritarët po e shesin dhe po e vjedhin Kosovën duke i bërë milionat për vete
Distribucioni i Kosovës, u shit për vetëm 26 milion euro, apo për 2 km asfalt. Përmes këtij privatizimi, u kalua nga monopoli shtetëror në monopol privat, me pretekstin e ekonomisë së tregut të lirë, apo siç shprehen ata vetë ekonomisë së lirë të tregut. 75% të aksioneve të PTK-së, apo më saktësisht, pjesa fitimprurëse e PTK-së, po shitet për 242 milion euro, apo rreth 25 km asfalt. Në të njëjtën rrugë po shkon edhe gjiganti metalurgjik i Kosovës, Trepça,- ka shtuar Krasniqi