VV kërkon të numërohen të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata
Prishtinë, 17 tetor - Sot, Lëvizja Vetëvendosje! ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mos numërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata.
Mbrëmë u numëruan 13 491 fletëvotime të votuesve nga mërgata.
"Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhëroj KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë", thekson Vetëvendosje.
Arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë. Andaj ato fletëvotime duhet të numërohen.