23 Janar 2025

VV kërkon debat të rregullt me qytetarë dhe jofarsë

Prishtinë, 29 qershor - Ne aktivistët e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj, kemi dalë para Kuvendit të Komunës në këtë aksion protestues të revoltuar për shkeljet ligjore që ka bërë Muharrem Sfarqa dhe pushtetit të tij komunal.

Korniza afatmesme për një Komunë merr një kohë për t’u shqyrtuar. Procedura përfshinë lëshimin për diskutim te qytetarët,  debatin me ta në komunitet, pastaj debatin publik. Me rastin e tashëm të procedimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2016-2018 për Komunën tonë, Sfarqa ka thyer ligjet dhe rregulloret me të cilat punon Komuna.
 
Tekstin e dokumentit voluminoz e ka sjellë për diskutim më 24 qershor 2015. Menjëherë, një ditë më vonë, më 25 qershor ka improvizuar një debat gjoja me qytetarë, por që në fakt janë thirrur vetëm strukturat partiake.

Kur është parë se pjesëmarrës në këtë tubim janë edhe qytetarët, Sfarqa i ka rënë shkurt dhe brenda ore ka ikur nga salla duke lënë në gjysmë debatin. Sot, më 29 qershor, vetëm 5 ditë më vonë (ose 3 ditë pune), ai e ka sjellë në rendin e ditës së Kuvendit Komunal, shqyrtimin dhe aprovimin e tekstit në fjalë. Më 1 korrik mendon ta dërgojë në Ministrinë përkatëse në Prishtinë.
 
Për më tepër, ai së fundmi ka caktuar diskutime publike për prioritetet financiare nga sot deri të mërkurë, më 1 korrik, pra pasi që të votohet ky dokument në Kuvend Komunal. Ky është ofendim për qytetarët e Komunës sonë, për shkak se këto diskutime publike do të bëhen sa për sy e faqe, dhe asnjë vërejtje e qytetarëve nuk mund të përfshihet pasi të votohet dokumenti.
 
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj kërkon që dokumenti i tillë të mos votohet në Kuvend Komunal me nguti e pa u shqyrtuar, vetëm pse është vonuar ekzekutivi në përpilimin e tij. Për këto vonesa, le ta bartë përgjegjësinë vetë Kryetari Sfarqa, e jo të gjithë qytetarët e Komunës së Ferizajt. Korniza Afatmesme Buxhetore duhet të trajtohet me kujdes, për shkak se është dokument i rëndësishëm për zhvillimin e Komunës.

Prandaj, Kuvendi Komunal si mbikëqyrës i punës së ekzekutivit, duhet ta ndalë këtë mënyrë të qeverisjes dhe të kërkojë përgjegjësi nga ekzekutivi, e jo të bëhet vegël e tij. Për më tepër, fakti që çështjet që duhet të vihen në diskutim publik po fshihen nga qytetarët është indikator i mjaftueshëm që tregon se hapat e ardhshëm nuk do të jenë në interes të qytetarëve të Komunës.

Qeverisja e Komunës së Ferizajt duhet t’i nënshtrohet një diskutimi të gjerë publik, në të cilin do të merrnin pjesë të gjithë qytetarët. Ky diskutim duhet të ndodhë në secilën lagje, në secilin fshat, me secilin qytetar, para të cilëve kjo qeverisje ka përgjegjësi dhe obligim.
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)