23 Janar 2025

VV: Kërkesat e familjarëve janë të drejta

Bruksel, 20 maj - Pas aksionit të Qeverisë së Gruevskit mbi shqiptarët në Lagjen e Trimave të Kumanovës, ku mbetën shumë të vrarë, të plagosur, të arrestuar, dhe shumë shtëpi të rrënuara, Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret as për identifikimin dhe kthimin e trupave të të vrarëve, e as për ndaljen e torturave ndaj të burgosurve.

Tashmë është e qartë se të burgosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po kalojnë nëpër tortura çnjerëzore nga regjimi i Gruevskit. Madje, as në këtë gjendje atyre nuk iu mundësohet mjekimi.

Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron se kërkesat e familjarëve të të burgosurve janë të drejta dhe legjitime. Prandaj, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që urgjentisht të reagojë përballë Qeverisë së Gruevskit, duke kërkuar llogari për gjithë atë që ndodhi në Kumanovë; identifikim dhe konfirmim zyrtar për secilin nga të vrarët; si dhe të kërkojë që menjëherë të ndalen torturat ndaj të burgosurve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)