VV: Kalludra po bën gjykim fshehtas e tinëz
Prishtinë, 7 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur në gjyqin politik e të padrejtë, sot ndaj deputetëve të Republikës Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj e Faton Topalli mediave i është ndaluar transmetimi i drejtëpërdrejtë i kësaj seance.
Ky sipas Vetëvendosjes është tregues i qartë që këtu është qëllim padrejtësia, andaj u duhet që ta kryjnë këtë gjykim politik fshehtas.
"Duke qenë se ky gjykim politik po bëhet për përfaqësuesit e popullit, është në interes të qytetarëve ta kuptojnë dhe ta dinë se si po gjykihen sot, përfaqësuesit e tij."
"Duke ditur poashtu, që gjyqtari Kalludra ka një histori të dënimeve arbitrare pa prova e fakte e bën edhe më të rëndësishme publikimin e seancave."
"Në seancën e kaluar të kësaj çështje interesimi i publikut ishte shumë i lartë, që dëshmon edhe një herë se deputetët nuk janë vetëm dhe se qytetarët janë me ta", thekson VV.