20 Janar 2025

VV: Kallëzim penal ndaj Kryetarit të Komunës së Malishevës

Malishevë, 30 prill - Lëvizja  Vetëvendosje! Qendra në Malishevë vlerëson së rruga qe ka marrë qeverisja e re përmes shkeljeve të procedurave ligjore në tenderët publik, dhënia e tenderëve me preferenca të caktuara dhe anulimi pastaj nga institucioni i OSHP-s e shumë shkelje të tjera të përditshme që po i bën qeverisja në Komunën e Malishevës janë praktika të paligjshme dhe si të tilla te papranueshme për ne dhe ccdo qytetar të Komunës sonë.

\"Duke shprehur shqetësimin për gjendjen në të cilën ka rënë Komuna e Malishevës dhe në përpjekjen tonë për transparence, barazi dhe rregull në projektet publike, ne si përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje!, dje më datë 29 prill 2014 dorëzuam një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë\", thekson Vetëvendosje.

Kallëzimi penal sipas VV ka të bëjë me shkeljen e ligjit dhe procedurave tenderuese në tenderin me numër të prokurimit 62500 14 043 536 me titull “Punimi i rrethojës së oborrit të gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë” të cilin, e ka fituar operatori ekonomik NPZ “ARBËRI” Malishevë.

Për këtë projekt punimet ishin kryer në muajin mars të këtij viti ndërsa tenderi ishte shpallur në muajin prill po të këtij viti në kundërshtim me normat ligjore e administrative.

\"Kallëzimi penal që dërguam në Prokurorinë themelore por edhe të gjitha rastet e dërguara në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal - MAPL dhe rastet  që kemi dorëzuar në Agjencionin Kundër Korrupsion (AKK),  janë në vazhdën e përpjekjeve tona që të parandalojmë të gjitha format e korrupsionit, nepotizmit e klientelizmit në Komunën e Malishevës\", thekson VV.


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)