VV: Ka qenë koha e fundit për reflektim e Veselit
Prishtinë, 3 gusht - Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka deklaruar se e përshëndet tërheqjen e Veselit nga kandidatura për kryeparlamentar.
"Ka qenë koha e fundit për reflektim. Ne tash presim se kush do të jetë kandidati i PAN për kryetar kuvendi. Le ta propozojnë ndonjë personalitet që është sa më gjithpërfshirës", thuhet në komunikatë.
Kryetari i PDK-së ka deklaruar në një intervistë në televizionin publik se është i gatshëm të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Kuvendit, por me kusht që në të njëjtën ditë të votohet edhe kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj.
"Sa i përket kërkesës së Veselit që ne ta votojmë Haradinajn, ne nuk mund të bëjmë marrëveshje me Veselin. Është Veseli ai që ka marrëveshje me Haradinajn. Pas dështimit të Haradinajt për të formuar qeverinë, radha i kalon të nominuarit tonë", thuhet në komunikatën e VV-së.