17 Maj 2024

VV: Jo qeveri e kryeministër, por mafia dhe kryemafioz

Prishtinë, 30 nëntor - Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara në media. Përmes një konference për media nënkryetari Shpend Ahmeti dhe sekretari organizativ Dardan Molliqaj i kanë cilësuar protagonistët e përgjimeve në bisedat telefonike si mafiozë.

Shpend Ahmetit në konferencën e sotme për media ka thënë nepotizmi dhe korrupsioni janë fytyra e vërtetë e kësaj qeverie.

"Është alarmante, e jo edhe çuditëse për ne, se si Adem Grabovci i thotë Kryeministrit se “nuk ma ke rehatuar një dajë”, e pastaj vjen fjala edhe për një vendas të tij të cilin duhet ta rehatojë në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, tek ministria Vlora Qitaku, e cila i thotë “s’ka problem”."

"Kjo Ministri do të duhet të na çojë në Evropë, kjo Ministri do të duhej t’i bëjë reformat që ne të jemi të gatshëm për Bashkimin Evropian. Ja me çfarë Ministrie ne kemi punë", u shpreh Shpend Ahmeti i cili nënvizoi se për buxhetin vendoset në bazë të axhendave personale të kryeministrit dhe të Adem Grabovcit.

Sipas tij SHIK-u vepron akoma dhe nuk është shuar. Përgjimet e fundit e tregojnë këtë gjë.

"Na lodhën duke na thënë se Vetëvendosje! po e prish imazhin me demonstrata e protesta. Në fakt, tash po e kuptojmë se çfarë mendimi ka bashkësia ndërkombëtare për Kosovën. Ata i kanë dëgjuar këto para nesh. Ata e dinë me çfarë qeveritarësh kanë punë. Për çfarë imazhi flasin këta, kur çdo të dytën fjali shajnë njëri-tjetrit, e përbuzin njëri-tjetrin, përgojojnë njerëz tjerë, u thonë qytetarëve zagarë. Për çfarë imazhi po na flasin këta? Me këtë trajtim të Kosovës, këta po duan të na çojnë në Bashkimin Evropian. E pastaj, ne këtyre njerëzve ua lëmë në dorë procesin e bisedimeve me Serbinë, procesin e privatizimit dhe proceset e rëndësishme për shtetin.

Në fund, por jo për nga rëndësia, është qasja ndaj Jakup Krasniqit, kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndaj të cilit në momentin kur ka dalë t’i kundërshtojë po e shihni se çka i bëjnë. “Jakupovski”, e shajnë, jo nuk po na lë, jo do ta heqim. Po shihet qartë se në PDK nuk guxojnë t’i kundërvihen kryetarit e as shefave të tjerë, për shkak se në këtë rast përveç deklaratave publike edhe me telefonata ata se çka nuk thonë për atë njeri. Prandaj po e përsëris, me fjalët e tyre “come stai”, këta nuk flasin gjermanisht, por italisht, sepse këta kanë dëshirë të paraqiten si mafiozë, këta nuk janë qeveritarë e as qytetarë, sepse të jesh qytetar, duhet të kesh ndjenjën e Republikës e të popullit që e përfaqëson. Prandaj, këta nuk janë as qeveritarë, as qytetarë, por mafiozë", perfundon ai.

Ndersa Dardan Molliqaj u shpreh se pas publikimit të këtyre përgjimeve në Kosovë nuk kemi as Qeveri e as kryeministër, por kemi mafiozë edhe kryemafioz. Në këtë situatë, - u shpreh ai Kosova është jashtëzakonisht e rrezikuar.

"Tash po e kuptojmë se cili ka qenë presioni, që kanë thënë qeveritarët më herët, po na bën bashkësia ndërkombëtare presion për të shkuar në negociata, me fashistët si Daçiç, me njerëzit që e kanë luftuar Kosovën, vazhdojnë ta luftojnë, e kontrollojnë territorin e Kosovës, dhe asnjëherë nuk na u tha publikisht, përveç përmes këtyre përgjimeve, se cili paska qenë ky presion. Presioni ka qenë që këta politikanë, të cilët janë mafiozë, janë të shantazhueshëm dhe të shantazhuar gjatë gjithë kohës, për shkak të veprimeve të tyre kriminale."

"Mendojmë që vazhdimi i bisedimeve me Serbinë ku fashistët janë në pushtet me apetitet e tyre më të mëdha ndaj Kosovës, me Qeverinë mafioze që tashmë është e shantazhueshme, e me hetime thuajse ndaj secilit prej tyre, Kosova do të humb, e do të rrezikohet edhe qenia e saj në tërësi.", u shpreh ai.
 
Sipas krereve te Vetevendosjes ka vetëm një rrugë që Kosova të bëhet shtet i së drejtës dhe i mirëqenies për qytetarët e saj. Kjo rrugë është e vetmja, ajo e largimit të menjëhershëm, sa më të shpejtë dhe të paraqitjes së këtyre ekipeve kriminale e mafioze para organeve të drejtësisë dhe dorëheqjen e Qeverise.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)