VV: Humbja tragjike e jetëve është ngjarje
Prishtinë, 23 qershor - Humbja tragjike e jetëve të Florentës dhe Florentit të vogël është ngjarje e rëndë që ka prekur thellë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh ngushllimet e saj të sinqerta për familjen Mramori e cila sot përjetoi këtë tragjedi kaq të rëndë.
Është e vështirë që të përshkruhet me fjalë tronditja me këtë rast, dhe krejt çka mund të bëjmë në këto momente është të ndajmë sado pak dhimbjen me familjen Mramori.